May 11, 2021
Portali Shprehja

Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë

Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, konkretisht përpara selisë qendrore të PDK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Sipas saj, informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, ka shtuar Ahmeti.

Tutje ka theksuar se aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment