September 25, 2022
Portali Shprehja

Të shtëna në Tophane, plagoset një polic i cili nuk ishte në detyrë

Mbrëmë në rrugën “Metodija Mitevski” në Shkup, në lagjen “Tophane”, është lënduar një polic 24-vjeçar, i cili në atë moment nuk ka qenë në detyrë. Sipas të plagosurit, ai është qëlluar nga një person nga Haraçina e Shkupit.

– Më datë 03.09.2022 në orën 21:16 nga QK-Nënë Tereza është raportuar se R. M. (24), punonjës i MPB-së i cili në atë periudhë nuk ka qenë në punë, është plagosur me armë zjarri në rr. Metodija Mitevski në Shkup. Sipas R. M., një person nga fshati Haraçinë ka shtënë në drejtim të tij, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas MPB-së, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, është përcaktuar identiteti i autorit dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

.

Të Ngjajshme

Scholz kërkon partnerë energjie në vendet e Gjirit

Përmbytjet nga shiu kthejnë rrugët e Indisë në lumenjë

Forumi i Biznesit: Më pak barriera tregtare dhe doganore, më shumë bashkëpunim

Leave a Comment