Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, është kthyer të flasë për situatën e Barcelona-s, që është në “rrugën e duhur” për të regjistruar blerjet e reja:
“Rruga është ajo e duhura, edhe pse ka mbetur edhe pak punë për të bërë. Po ndjekim zhvillimet; kur do të na tregojnë dokumentacionin dhe të kenë shitur disa lojtarë, do të shohim nëse do të mund t’i regjistrojnë të gjithë.
“E dinë se çfarë duhet të bëjnë. Mund t’i lejojnë vetes të blejnë sepse kanë shitur një pjesë të drejtave audiovizive për 500 milionë euro. Kanë shitur të mira dhe kanë shkurtuar rroga”.
Çështja e rrogës së Frenkie de Jong: “Ajo që bën La Liga është të respektojë kontratën kolektive me AFE. Lojtarët nuk mund të vihen në presion, kjo është përcaktuar nga kontrata kolektive.
“Barcelona i njeh rregullat dhe përgjegjësitë që ekzistojnë në këtë aspekt”. Më pas, Tebas ka folur edhe për kthimin e mundshëm të Cristiano Ronaldo-s.
“Do të më pëlqente ta shihja përsëri. Në mënyrë që operacioni të realizohet, Atletico Madrid do të duhet të bëjë disa shitje”, ka thënë numri një i La Liga-s.
.