June 3, 2023
Portali Shprehja

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar në Ferizaj, gjobitet shoferi me 500 euro dhe i hiqet patentë shoferi për një vit

Policia Rajonale e Komunikacionit rrugor në Ferizaj, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin F.K (M/K) i moshës 25 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 127 km/h.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse me dënim prej 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Një person gjendet pa shenja jete në Istog, rasti po hetohet

admin

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Krushë të Madhe, lëndohen katër persona

admin

Kapen në flagrancë dy hajna në një market në Pejë

admin

Leave a Comment