Mesfushori austriak Marcel Sabitzer ka mbyllur para kohe sezonin me fanellën e Manchester United për shkak të një dëmtimi. I ardhur në janar në formë huazimi nga Bayern Mynih, mesfushori pësoi të dielën një dëmtim në menisk.
Pas kontrollit mjekësor, u konfirmua se dëmtimi është i rëndë dhe Sabitzer nuk do të zbresë më në fushë këtë sezon. Ai do të mungojë për Manchester United në ndeshjet vendimtare për një vend në Champions League dhe në finalen e FA Cup, në derbin ndaj City.
Ky mund të jetë edhe fundi i aventurës së Sabitzer me fanellën e “djajve të kuq”, pasi nga 1 korriku ai do të jetë sërish lojtar i Bayern. Këtë sezon, austriaku ka luajtur 18 ndeshje me Manchester United. Stafi mjekësor deklaroi se lojtari nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
.