May 12, 2021
Portali Shprehja

Televizioni boshnjak shfaq flamurin e Kosovës, vijnë reagimet nga Beogradi – Iliria News Agency

Flamuri i Kosovës është shfaqur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit të ri “Global” në televizionin boshnjak “BN”.

Flamuri i shtetit të Kosovës u shfaq në ekran pranë flamujve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

BN TV u vu në qendër të vëmendjes së mediave serbe, të cilat e cilësuan skandal atë që ndodhi.

Për këtë pati edhe disa reagime tjera, në të cilat ky televizion cilësohej si antiserb dhe bëhej thirrje për bojkotimin e tij.

Në fund të marsit, në të njëjtin emision në BN TV, Kosova u shfaq e ndarë nga Serbia.

Më parë, televizioni i drejtuar nga gazetari Marko Jeremiq e kishte shfaqur hartën e Sanxhakut me vija të theksuara të kuqe duke e ndarë atë nga Serbia dhe Mali i Zi.

BN TV është pjesë e kompanisë së rrjetit televiziv RTV BN e cila u themelua në 5 maj 1998. Ky televizion transmeton kryesisht në gjuhën serbe duke përdorur alfabetin cirilik.

Të Ngjajshme

Kurti jep një premtim të madh për vaksinat – Iliria News Agency

admin

Bashkëshorti i saj mburret me nusen Donikë dhe miqësinë me shqiptarët – Iliria News Agency

admin

Izraeli zotohet për sulme pambarim në Gaza/ 43 palestinezë e pesë izraelitë të vdekur, OKB e quan ‘luftë e hapur’ – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment