July 27, 2021
Portali Shprehja

Temperaturat arrijnë nivele rekord në Kanada, 230 vdekje brenda një jave

Një situatë e pazakontë vijon prej disa ditësh në Kanada, moti i nxehtë është kthyer në një situatë vdekjeprurëse për vendasit, të cilët nuk janë përballur me kushte të tilla atmosferike prej më shumë se 84 vitesh.

Temperaturat kanë arritur nivele rekord në gati 48 gradë celcius dhe mbi 230 vdekje  kanë ndodhur brenda një jave.

Pjesa më e madhe e viktimave janë të moshuar dhe për këtë arsye një thirrje iu është drejtuar të gjithë qytetarëve që të shmangin daljet në orët më të nxehta të ditës.

Në 24 orë urgjenca mori 25 telefonata për vdekje krejtësisht të papritura.

E marta ishte dita më tragjike, ku vdiqën papritur 60 të moshuar. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Çfarë të bëni kur nuk jeni të motivuar për asgjë

admin

Përmbytjet ‘pushtojnë’ Londrën, uji vërshon në metro

admin

Disa veprime të çuditshme që mund t’ju bëjnë të digjni aq kalori sa vrapi

admin

Leave a Comment