December 3, 2022
Portali Shprehja

Tenderi lë diabetikët pa insulinë

Gazetar: Adnan Qaili

Në kohën kur 12% e popullsisë është e prekur me sëmundjen e diabetit, prej javësh mungojnë terapitë e insulinës. Nga Shoqata e diabetikëve thonë se në disa spitale, shtëpi të shëndetit dhe ambulanca, pacientëve me sëmundjen e sheqerit nuk iu ofrohen disa lloje te terapive ampulare. Edhe pse mbulohen nga fondi shëndetësor, pacientët mbahen në pritje me pikat e fundit të insulinës.

“Mungesa e insulinës është te dy lloje, qe një javë – jo më gjatë. Filluam të solidarizohemi me ata që ju mungojnë duke i shkëmbyer përmes kontakteve telefonike dhe rrjeteve sociale. Nga barnatoret insulinës që janë nëpër institucionet shëndetësore, na thanë se do ketë mungesë më gjatë andaj kanë filluar ta reduktojnë, përkatësish tu japin me pak doza pacientëve që ti shpërndajnë në sa më shumë të tjerë”, u shpreh Dime Velev, Kryetar i Lidhjes së shoqatave të diabetikëve.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë në proces të plotësimit të tenderit vjetër. Deri në fund të vitit duhet bëhet shpallja e re publike për dy vitet e ardhshme për furnizim me insulinë dhe pajisje të tjera. Aktualisht, personi kompetent Arsim Agushi, i cili udhëheq dokumentacionin nga ministria thonë se është në pushim mjekësor dhe për këtë arsye janë paraqitur ngecje edhe në shpërndarje në disa zona.

“Çdo mjek nuk guxon të lejoj që pacientë të mbetet pa insulinë. Opsion ka në planin afatshkurtër, siç kemi bërë edhe përpara kur ka pasur mungesë të insulinës. Iniciativa nga ana e Ministrisë disa insulina të kompensohen deri në realizimin e procedurës së tenderimit, që gjithashtu është në përgjegjësi të tyre”, tha Irfan Ahmeti, Kryetar i Komisionit të diabetikëve.

Sipas të dhënave zyrtare 135,000 qytetarë janë të prekur nga diabeti, 600 prej tyre nën moshën 18 vjet. Në periudhën post kovid janë diagnostikuar edhe 8 mijë pacientë me sëmundjen e sheqerit, kjo shifër ka rritur dukshëm nevojën për përdorim të insulinës dhe tabletave. Studimet klinike të endokrinologjisë thonë se deri në vitin 2030, pritet që çdo i 9 qytetar në vend të jetë i prekur nga diabeti. Përndryshe, diabeti është një nga katër sëmundjet kronike më të shpeshta që ka prekur popullsinë e Maqedonisë. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

I dyshuari për vrasjen e shtatzënës vrau veten, nuk iu dorëzua policisë

Kalendari historik i datës 2 dhjetor

Më në fund MPB-ja tregoi se si seanca e mbyllur përfundoi në YouTube

Leave a Comment