Tenderi për çizmet e policëve, Çulev dyshon për keqpërdorime

Ministri teknik i MPB-së Naqe Çulev dyshon se paraardhësi i tij, Oliver Spasovski, e ka keqpërdorur pozitën e tij gjatë prokurimit të çizmeve të policisë. Tenderi në vitin 2016 iu dha kompanisë “Piko Kiril” ndërsa brenda dy muajsh duhej të dorëzonte 3 000 çizme. Edhe pse firma nuk i ka dorëzuar, Spasovski nuk e ka ndërprerë kontratën. Çizmet kanë arritur pas një viti, ndërsa MPB-ja ka paguar 15 milion euro.

Opinioni duhet të dijë që sipas Ligjit, në këtë rast, MPB-ja ka pasur për detyrë ta ndërpresë kontratën dhe të paguajë garanci bankare, më pas të zbatojë procedurë të re për prokurimin publik të çizmeve të policisë. Por ai as që e ka ndërprerë kontratën dhe nuk ka mundur ta paguajë garancinë bankare, pasi për shkak të vonesës së dorëzimit të garancisë bankare tashmë kishte skaduar, dhe shtyrja e saj nuk është bërë. Përveç kësaj, për kompaninë, nuk është vendosur as referencë negative, obligim të cilin Ministria e Brendshme e ka pasur sipas Ligjit për Prokurim Publik- deklaroi NAQE ÇULEV, MINISTRI TEKNIK NË MPB.

.

Të ngjajshme

Shkon në 48 numri i të prekurve me koronavirus, të gjithë në gjendje të qëndrueshme

shprehja

Tetovë, gjenden gjithsej 6 mina

shprehja

Ukraina i kërkon Iranit kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë