June 27, 2022
Portali Shprehja

Tenistja ruse me nështetësi tjetër, do të luajë në turneun në Londër?!

Organizatorët e turneut Grand Slam ‘Uimbëlldon”, të mbështetur nga qeveria britanike, vendosën t’u ndalojnë pjesëmarjen e tenistëve nga Rusia dhe Bjellorusia, mirëpo një teniste ka arritur që të “shkel” rregullat dhe do të luajë në turneun prestigjioz.

Tact Watches

Ajo vendosi të shfrytëzojë të drejtën për një shtetësi tjetër, në një periudhë disajavore. Natela Ghalamidze nga Rusia vendosi të ndryshojë nënshtetësinë e saj, më pak se dhjetë ditë para fillimit të turneut në “Uimbëlldon”, duke thyer kështu ndalesën për tenistet ruse dhe bjelloruse.

Tenistja e cila mban pozitën e 44-të në listën VTA, do të shfaqet në “Uimbëlldon “, duke mbrojtur ngjyrat e Gjeorgjisë dhe do të garojë në dyshe me serben Aleksandra Kruniç.

Natella shfrytëzoi të drejtën e saj për t’u bërë gjeorgjiane për shkak të origjinës së njërit prej prindërve të saj, ndaj plotësoi nevojat e organizatorëve të “Uimbëldonit” dhe do të luajë në edicionin e 135-të të turneut të tenisit.

.

Të Ngjajshme

Do të “sundojmë” në Ballkan, kërkojmë kushte më të mira

Visar Ganiu fle gjumë: Rruga “Ismail Kadare” në Seravë si në romanet e tij

admin

Mbyllet pa fitues përballja miqësore në mes Llapit e Makedonija Gj.P.

Leave a Comment