May 16, 2021
Portali Shprehja

Tentuan ta vrisnin një person, arrestohen tre të dyshuar në Pejë

Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e enjte në Pejë.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj, pasi të njëjtit kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit deri sa ishin me veturën e tyre kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar. Viktima ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të ikë por të dyshuarit prapë kanë shtënë me armë në drejtim të tij por nuk e kanë qëlluar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njoftim thuhet se “Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja 7.62mm si dhe në veturë vërehet një vrimë në gomë, dyshohet nga arma”.

“Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment