January 28, 2022
Portali Shprehja

Teodora Kostadinovska: Besojmë se janë mbi 700 persona në vendin tonë që nuk kanë shtetësi

Teodora Kostadinovska nga Shoqata e Juristëve të Rinj në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se ato si shoqatë punojnë në vazhdimësi për t’ju ndihmuar personave të cilët nuk kanë shtetësi, por edhe se propozojnë zgjidhje ligjore.

“Numrin që e përmendët prej 700 personave është në thelb numër i cili u fitua pas thirrjes së Qeverisë në vitin 2018 në të cilin u paraqitën 700 persona të cilët nuk janë evidentuar në librin amë. Më pas u soll Ligji për personat e paevidentuar në Librin amë, i cili hyri në fuqi në vitin 2020”, tha Kostandinovska.

Tact Watches

Ajo megjithatë tha se edhe përkundër miratimit të ligjit këta persona ende nuk mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre për shkak se numrin të cilin ata e kanë marrë, institucionet e sistemit ende nuk mund ta njohin.

“Po punohet që ky numër të funksionojë dhe këta persona të kenë qasje në të drejtat e tyre”, tha më tej Konstadinovska.

Ajo shtoi se numri prej 700 personave që nuk kanë shtetësi nuk do të thotë se është i sakt dhe se mund të ketë edhe më shumë persona të tillë.

“Besojmë se është më i madh dhe mendojmë se me rezultatet e regjistrimit do ta dimë se sa është numri i personave pa shtetësi në vendin tonë”, deklaroi më tej Konstadinovska.

Të Ngjajshme

Nga 1 shkurti do të rikthehet transporti publik në Kumanovë

admin

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

admin

Alsat: BDI-ja e harroi në burg Rexhail Qerimin!

admin

Leave a Comment