Tërmeti, Holanda i dhuron Shqipërisë 3 milionë euro

Holanda do ti dhurojnë Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kjo u konfirmua nga ministri i Jashtëm holandez Stef Blok, por që do behet e ditur edhe gjate konferences së donatorëve.

“Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, ndërsa Kryeministri Rama dhe kolegu im Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Vendet e Ulëta janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Vendet e ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin”, tha Blok.

.

Të ngjajshme

Aloe Vera bën mrekulli për flokët tuaj

shprehja

Kuvendi miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike

shprehja

Netanjahu: Irani gënjen, e dinin se e kanë rrëzuar avionin ukrainas

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë