October 4, 2023
Portali Shprehja

Tesla ka një produkt që as Elon Mask nuk e di

Kompania Tesla në Kinë lançoi një produkt të ri dhe e ofroi atë në një seri të kufizuar.

Bëhet fjalë për një lugë, forma e së cilës i ngjan Cybertruck-ut, prandaj tashmë është quajtur “lugë kibernetike”, dhe ofrohet si pjesë e ofertës së McDonald’s në Kinë.

Gjatë periudhës promocionale do të ofrohen 50 mijë lugë çaji, të cilat do të tarifohen me një çmim jo fort të favorshëm prej katër dollarësh.

Sawyer Merritt ishte një nga të parët që e vuri re këtë dhe ndau informacionin në profilin e tij X. Elon Musk ka reaguar me shpejtësi duke shkruar “fake news afaik” dhe në këtë mënyrë ka bërë të ditur se mendonte se ishte lajm i rremë. Megjithatë, pasi Merit ndau një klip nga profili zyrtar i Tesla në Weibo, Musk mbeti i mahnitur. E njëjta lugë u promovua nga McDonald’s në rrjetin Xiaohongshu.

Edhe pse Tesla ka pasur kandidatë të shumtë për produktet më të pakuptimta në të kaluarën, shumë do të pajtohen që luga është kandidati më serioz.

.

Të Ngjajshme

LSDM: VMRO për 11 vjet e ka mbajtur shtetin të izoluar jashtë BE-së dhe NATO-s

admin

Lirohet Radojiçiq, i ndalohet hyrja në Kosovë dhe largimi nga Serbia

Osmani për CNN: Nëse nuk përballet me masa, Serbia mund të përsërisë dhunën ndaj pjesës tjetër të rajonit

Leave a Comment