June 18, 2021
Portali Shprehja

Tesla pezullon blerjet me Bitcoin – Iliria News Agency

Tesla ka pezulluar blerjet e automjeteve duke përdorur Bitcoin për shkak të shqetësimeve të ndryshimit të klimës, tha CEO i saj Elon Musk. Njoftimi i Tesla në Mars tha se do të pranonte kriptomonedhën u prit me një protestë nga disa ambientalistë dhe investitorë. Prodhuesi i makinave elektrike në shkurt njoftoi se kishte blerë 1.5 miliard dollarë të monedhës dixhitale më të madhe në botë.

“Ne jemi të shqetësuar për rritjen e shpejtë të përdorimit të lëndëve djegëse fosile për procesimin dhe transaksionet e Bitcoin, veçanërisht qymyrin, i cili ka emetimet më të këqija nga çdo karburant,” shkroi Musk në llogarinë e tij në Twitter.

“Kriptomonedha është një ide e mirë, por kjo nuk mund të sjellë kosto të madhe për mjedisin.”

Musk tha se nuk do të shesë asnjë nga Bitcoin-et e tij dhe synon ti përdorë për transaksione, në mënyrë që procesimi të kalojë në përdorimin e energjisë më të qëndrueshme.

Analistët e tregut e shohin lëvizjen si një përpjekje të Tesla për të zbutur shqetësimet e investitorëve të cilët janë përqendruar në ndryshimin e klimës dhe qëndrueshmërinë. Bitcoin procesohet nga kompjutera me fuqi të lartë për të zgjidhur enigma komplekse matematikore. Është një proces intensiv i energjisë që shpesh mbështetet në energjinë elektrike të gjeneruar me lëndë djegëse fosile, veçanërisht qymyri.

Të Ngjajshme

BE përzë investitorët kinezë, por Gjermania jo – Iliria News Agency

admin

Nis Samiti në Vjenë, këto janë temat që po diskutohen – Iliria News Agency

admin

Ja pse Holanda votoi pro nisjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment