Testohen reflektorët, stadiumi “Fadil Vokrri” i gatshëm për Dardanët

Në fakt, pas rikuperimit të fushës së gjelbër dhe renovimit dhe dizenfektimit të ambienteve të brendshme të stadiumit, sonte është bërë edhe testimi i reflektorëve dhe gjithçka është në rregull dhe kjo arenë është plotësisht e gatshme për ndeshjet e Kombëtares A.

Duke qenë se tani jemi në pushimin e detyruar të garave, Federata e Futbollit e Kosovës është duke punuar pareshtur në të gjitha segmentet që të jetë sa më e gatshme për tri ndeshjet e Ligës së Kombeve që do t’i ketë në shtator, derisa pa dyshim mirëmbajtja e infrastrukturës së stadiumit është prioritet.

Me këtë rast FFK falënderon stafin e stadiumit, të cilët edhe në këto rrethana të pandemisë kanë punuar me përkushtim maksimal dhe si rrjedhojë kanë arritur që fushën e këtij impianti ta kthejnë në gjendje të shkëlqyeshme./Lajmi.net/

loading...

Të ngjajshme

Heroi quhet Lewandowski – Bayern merr tri pikë të mundimshme kundër Paderborn

shprehja

Tyson: Kam qenë kafshë

shprehja

Inter pritet të fitojë rreth 5.5 milionë euro nga ‘Derby della Madonnina’

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë