January 28, 2022
Portali Shprehja

Testohet makina e parë fluturuese, ja kur pritet të ndodh lansimi i tyre

Një ‘hipermakinë’ fluturuese e projektuar për udhëtime në brendësi të qytetit që mund të arrijë shpejtësinë 135 milje në orë ka përfunduar provë fluturimi të suksesshme, transmeton lajmi.net.

Bellwether Industries përfundoi testin e fluturimit të lirë të Volar-it në nëntor 2021.

Tact Watches

Ai u krye në një lartësi prej 13 këmbësh (4 metra) me një shpejtësi prej 40 kilometrash në orë. Ekipi tha se fluturimi testues demonstroi stabilitet dhe kontrollueshmëri dhe do të ishte fillimi i një sërë projektesh zhvillimi.

Volar është përcaktuar si një kategori e re e avionëve urbanë privatë për udhëtime brenda qytetit.

Qëllimi përfundimtar i Bellwether Industries është të ndërtojë një mënyrë jetese krejt të re tre-dimensionale dhe të udhëheqë botën drejt një lëvizshmërie urbane më gjithëpërfshirëse.

Ekipi beson se fluturimi i njerëzve në qiell është i pashmangshëm brenda 10 viteve të ardhshme. /Lajmi.net/

.

Të Ngjajshme

Opel Kadett befason të gjithë, lë prapa Ferrarin në garën e shpejtësisë

admin

Biznesmeni vozit veturën 417 km në orë në autostradën e Gjermanisë, policia nis hetimet

admin

Si t’i mbroni xhamat e veturës nga ngrirja?

admin

Leave a Comment