September 26, 2022
Portali Shprehja

Tetovë/ Disa prindër nuk po lejojnë fëmijët e tyre të ndjekin mësimin në shkollën “Kirili e Metodi”, kjo është arsyeja

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Një pjesë e nxënësve të shkollës fillore “Kirili e Metodi” në Tetovë kanë bojkotuar procesin mësimor për pasojë të largimit nga puna të disa mësimdhënësve, shkruan Alsat.

Prindërit, që kishin ardhur bashkë me nxënësit, para shkollës shprehën revoltën e tyre, duke kërkuar sqarime për largimet.

“Nga shtatori nuk do të jetë më mësim duhet të na thonë që në pastaj të vendosim se ku do dhe do bënim zgjedhjen tonë. Jo tani kur janë njohur janë mishëruar me mësuesen të kthehemi nga e para. Ne s`jemi kundër arsimtares së re por kundër partive të cilat bëjnë këto qoftë në pozitë apo opozitë”, tha një prind.

“Është dashur të ketë një plan tjetër sepse vet jam në arsim. Të më informojnë se në shtator Butrintit mund ti ndërrohet mësuesja dhe jo të më traumatizohet djali nga partitë që kanë vendos ta heqin një mësuese të përkryer të na sjell një tjetër”, u shpreh një prind tjetër.

Drejtoresha e Shkollës, Suzana Kaba theksoi se mësimdhënësve u ka skaduar kontrata, ndërsa kërkoi nga mediat që të largohen.

“Ne me të gjithë arsimtarët nënshkruajmë kontrata pune dhe e dini këtë. Deri më 31 gusht iu ka kaluar kontrata. Sot s`mund të flas më shumë sepse i keni traumatizuar fëmijët”, tha Suzana Kaba, drejtoreshë e Sh.F. “Kirili e Metodij” – Tetovë.

Nga Komuna e Tetovës na informuan se mësimdhënësit në fjalë duhet të presin konstituimin e këshillit pas çka hapet konkursi dhe mund të kandidojnë serish.

“Deri në konstituim të këshillit nuk mund të hapen konkurse për punësime të reja. Por në momentin që do vijnë pëlqimet për financimet e vjetra nga Ministria e Arsimit, këta vende pune do dalin në konkurs dhe çdokush ka të drejtën e aplikimit në konkurs”, tha  Nazmi Dauti – Sektori për Arsim i komunës së Tetovës.

Ditëve të fundit, dhjetëra arsimtarë dhe profesorë të cilët kanë qenë me kontratë, janë larguar nga vendet e tyre të punës, ndërsa komuna, edhe pse arsyetohet se nuk ka të drejtë të hapjes së konkursit apo vazhdimin e kontratave, lejon punësimin e mësimdhënësve të rinj./ Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Maqedonia, vendi më i varur nga eksporti i rrymës

admin

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Çka po ndodhë me BDI-në? – Këto janë komentet e partive

Leave a Comment