April 17, 2021
Portali Shprehja

Tetovë, interesim i madh i qytetarëve për vaksinim

Edhe pse vaksinimi filloi në orën tetë të mëngjesit, një numër i madh banorëve të Tetovës, kishin ardhur shumë më herrët.

“Me kënaqësi pranova të vaksinohem iu rekomandoj gjithë qytetarëve të Maqedonisë ta pranojnë këtë vaksinë për të mirën tonë dhe të të gjithëve”.

“Do shohim, duam të heqim qafe këtë por do shohim çka e kemi të shkruar”.

Mirjana Apostolloska ishte e para në Tetovë që mori vaksinën. Tha se ndjehet mirë dhe se rekomandon gjithë bashkëmoshatarët e saj të marrin vaksinën dhe të mbrohen nga virusi.

“Mirë ndjehem super, nuk kam asgjë shumë mirë kaloi, injektimi nuk ishte asgjë. Ndjehem shumë mirë. Gjithë duhet të vijnë, gjithë duhet, të vijnë edhe për vete mirë është edhe për familjet tona sepse edhe unë jam e mbrojtur por edhe ata që janë me mua të jenë të mbrojtur”, tha Mirjana Apostolloska.

“Normal ndjehem e lumtur për shëndetin tim për shëndetin e atyre që më rrethojnë, nipave fëmijëve. Ndjehem shumë mirë pas vaksinës, nuk ndjej asgjë. Iu rekomandoj të gjithëve mos friken aspak. Iu rekomandoj gjithëve të vijnë të mos kenë frikë, sepse friken njerëzit”.

Në fazën e parë, vaksinohen personat mbi 75 vjeç, të cilët pas marrjes së dozës së parë, brenda 84 ditëve do duhet të pranojnë dhe dozën tjetër.

Do vaksinohen kryesisht grupmoshat mbi 75 vjet. Nga doza e parë, nevojitet interval 84 ditor për aplikimin e dozës së dytë, pra rivaksinimin me këtë vaksinë. Tani sa kemi filluar por interesimi është i mirë, kemi interesim të pacientëve – u shpreh Jehona Rexhepi, Farmaciste.

Në fazën e parë në Tetovë dhe rrethinë janë paraparë të vaksinohen 800 persona të moshës mbi 75 vjeç.

Bashkim Sulejmani

 

 

 

 

.

Të Ngjajshme

Shkup, 126 gjoba në trafik brenda 24 orëve

admin

LSDM: Erdhi drejtësia, Mickoski s’mund të pranojë faktin që të gjithë janë të barabartë para ligjit

admin

Për tetë muaj deputetët kanë marrë mbi 1 milion euro, ndërsa kanë përfunduar vetëm 19 seanca

admin

Leave a Comment