October 28, 2020
Portali Shprehja

Thaçi flet për Marrëveshjen e Uashingtonit, ka një kërkesë për Albin Kurtin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për marrëveshjen e së premtes në Uashington, derisa ka thënë se formalizimi i kësaj marrëveshje është produkt i një procesi të gjatë, por që gjithmonë i udhëhequr nga lidershipi amerikan, përcjell BotaSot.

Thaçi ka thënë se kjo ishte ndërmarrja diplomatike më serioze e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në këto dy dekada.

“Ndihem i lumtur dhe krenar që pas përpjekjeve dhe punës së përbashkët për dy vite me presidentin Trump, të premten arritëm të formalizohen këtë përpjekje. Kjo ishte ndërmarrja diplomatike më serioze e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në këto dy dekada”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi po ashtu tha se të premten u vërtetua se në Shtëpinë e Bardhë nuk ka pasur, thika, harta e as ndarje të Kosovës. Madje, presidenti Thaçi tha se ata që kanë mashtruar popullin me konspiracione të tilla duhet të kërkojnë falje publike.

“Gjatë këtyre viteve hasëm në akuza pengesa e konspiracione. Me firmosjen e marrëveshjes të gjitha këto u treguan të rrejshme.

U pa se nuk ka pasur thika në Shtëpi të Bardhë, nuk ka pasur harta, nuk ka ndarje por ka respektim dhe fuqizim të shtetit tonë. Ata që kanë hedhur akuza të tilla të rrejshme i ftoj t’i kërkojnë falje popullit për konfuzionin dhe mashtrimin që e kanë bërë”. u shpreh Thaçi në një konferncë për media.

***

Presidenti Hashim Thaçi thotë se të premten në Shtëpinë e Bardhë u formalizuan përpjekjet nga bisedimet e tij me zyrtarët e lartë amerikanë në dy vitet e fundit. Sipas Thaçit, marrëveshja e së premtes i hodhi poshtë ato që ai i quan “konspiracione dhe paragjykime”.

Thaçi thotë se në të gjithë takimet që ai i ka pasur me Presidentin amerikan, Donald Trump, ai i ka folur për vlerësimet që ka për Kosovën.

“Në të gjitha takimet që kam zhvilluar me Presidentin Trump, më ka folur për Kosovën si një vend të mrekullueshëm”.

Presidenti thotë se marrëveshja që u nënshkruar nga kryeministri Avdullah Hoti të premten është përpjekje e punës. Këtu Thaci përmend kontributin që vlerëson se e ka dhënë vetë ai.

“Ndihem i lumtur dhe krenar që pas përpjekjeve dhe punës së përbashkët për dy vjet, të premten e kaluar arritëm që në Shtëpinë e Bardhë të formalizohen këto marrëveshje”, tha ai.

Thaçi marrëveshjet e nënshkruara të premten, i ka quajtur si hapin më serioz të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

“Hasëm në vështirësi, pengesa, konspiracioni nga shumë anë. Me formalizimin e marrëveshjes, u konfirmuar se ato kanë qenë të rrejshme dhe paragjykuese”.

Thaçi e ka quajtur angazhimin e ambasadorit Richard Grenell si “energjik dhe shumë profesional”./BS

Të Ngjajshme

Revista Charlie Hedbo karikaturizon Erdoganin, e portretizon në skena ero tike

admin

Prodhohet një tank në Kosovë (FOTO)

admin

Kosova ndër pesë vendet me situatë më të mirë pandemike në Evropë

admin

Leave a Comment