8.3 C
Skopje
April 16, 2019
Informacione Vendi

Thaçi ‘godet’ mbështetësit e Blerim Rekës

Tact

Partia Demokratike Shqiptare në lagjen Çarshia e Epërme të Tetovës mbajti takim me qytetarët në të cilin lideri i partisë Menduh Thaçi dhe nënkryetari Bardhyl Dauti u bënë thirrje të pranishmëve të japin mbështetje për kandidatin për president, Stevo Pendarovski.

Që të dy theksuan se me këtë i jepet mbështetje edhe bashkësisë ndërkombëtare e cila ka ndihmuar që të realizohen rezultatet e deritanishme politike.

“Është i rëndësishëm momenti dhe drejtimi i dhënies së mbështetjes për kandidatin presidencial dhe në këtë rast kjo do të thotë përcaktim të shqiptarëve për BE dhe NATO. Këta që e mbështesin Blerim Rekën për kandidat përhapin patriotizëm të rrejshëm, ne kishim kandidat Iljaz Halimin në vitin 2014, por nuk e votuan. Ne qëndruam pas mënyrës konsensuale të sjelljes së vendimeve si për tani për zgjedhjet presidenciale, ashtu edhe për në të ardhmen sipas përcaktimeve tona, në mënyrë konsensuale të vendoset në Kuvend dhe për sistemimin e barabartë të buxhetit”, tha Thaçi.

Nënkryetari i partisë, Dauti tha se me këtë përzgjedhje të kandidatit presidencial, anëtarët e PDSH-së bëjnë një hap drejt realizimit të orientimit ideologjik drejt BE-së dhe NATO-s.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Siljanovska: Është i nevojshëm bashkim i të gjithë qytetarëve dhe dalje masive në zgjedhje

shprehja

Pendarovski në Kumanovë: Vetëm me hyrjen në BE të rinjtë do të jenë konkurrues dhe do të kenë prosperitet

shprehja

Sejdiu: Mustafa i ka humbur të gjitha zgjedhjet që kur është në krye të LDK-së

shprehja