December 5, 2022
Portali Shprehja

Theo shënon për MIlan-in, por festa fillon pas pesë minutash (Pamjet)

Milan është kthyer në ffushë mbrëmjen e sottme për ndeshjen e radhës në kampionat tri ditë pasi siguroi kualifikimin në 1/8-at e Champions League pas fitores bindëse 4-0 të marrë në San Siro kundër Salzburg-ut.

Kuqezinjtë po presin në shtëpi Spezia-n dhe synojnë të marrin tri pikët për t’u ngjitur në vendin e dytë të renditjes dhe për të ruajtur hapin e Napoli-t.

Spezia nga ana tjetër lufton për mbijetesën dhe është në kërkim të një rezultati pozitiv pas dy humbjeve radhazi të pësuara në dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

Skuadra e Pioli-t e ka nisur shumë mirë ndeshjen duke shkuar disa herë afër golit dhe duke goditur traversën me Krunic në minutën e 16-të.

Në minutën e 21-të ka ardhur goli i vendasve i shënuar nga Theo Hernandez pas një asisti shumë të bukur nga Bennacer. Megjithatë, festa ka filluar pas pesë minutash pas një kontrolli të gjatë të VAR për një pozicion jashtë loje që ka irrituar San Siro-n.

GOLI I THEO HERNANDEZ – VIDEO

.

Të Ngjajshme

SUPER HEROI I KROACISË QUHET LIVAKOVIC | Mbarron ëndrra e Japonisë, Kroacia në çerekfinale (PAMJET)

admin

JAPONIA GJEN GOLIN BEFASUES!!! VAR akordon, por legjenda gjermane kishte parashikuar gjithçka 1′ përpara… (PAMJET)

admin

Një Rolex një orë, dy avionë në muaj…; ja çfarë mund të blejë Ronaldo me rrogën te klubi i ri

admin

Leave a Comment