July 3, 2022
Portali Shprehja

Therje me thikë në Prizren – arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar për veprën penale lëndim i rëndë trupor, (therje me thikë).

Siç njofton policia, rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:30, ne Rrugën “Muharrem Hoxhaj” në Prizren.

Tact Watches

“Patrulla policore ju ka përgjigj rastit dhe aty është kuptuar se pas një fjalosje dhe konfrontimi verbal, ka ardhur deri te përleshja fizike, ku dy të dyshuarit R. B., i datëlindjes 1954 m/sh/k dhe A. Sh., i datëlindjes 1970 m/sh/k…, dyshohet se kanë sulmuar viktimën (A.S.) rreth 50 vjeç”, thuhet në njoftim.

Në ketë rast dyshohet se i dyshuari R. B. e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

Viktima është duke u trajtuar në spital dhe për momentin, sipas mjekut kompetent gjendja e tij është e rëndë.

Patrullat policore, në koordinim me hetuesin kujdestar dhe prokurorin kujdestar,  janë duke ndërmarre veprimet e para hetimore lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit. Njësite policore gjate shqimit dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një gyp të metalit dhe një thikë.

Ne lidhje me veprimet policore është e njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij iniciohet rasti dhe dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori rajonal i hetimeve, transmeton Telegrafi.

.

Të Ngjajshme

​Ia këput kabllot e rrymës dhe ia ndal ujin një lokali te Rruga B, arrestohet i dyshuari

admin

Keqpërdorim i institucionit të AKI-së dhe mashtrim në tentativë, arrestohet 73 vjeçari

admin

Aksident në Prizren, goditen tri këmbësore

admin

Leave a Comment