April 17, 2021
Portali Shprehja

“Thesari”, avokatët: Mijallkov i pafajshëm, nuk ka pasur kontakt me kompaninë “Finzi”

Avokatët e të akuzuarve Sasho Mijalkov, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stajkoviq kërkuan nga Gjykata që t’i lirojë në rastin “Thesari”, për furnizimin e pajisjeve të përgjimit. Në deklaratën e saj përfundimtare, mbrojtja theksoi se nuk ka prova që përfaqësuesit e ndërmarrjes “Finzi” nga Shkupi kanë qenë në Angli për të lidhur kontratë për furnizimin e sistemit të përgjimit për DSK-në. Kompania nga Britania e Madhe zgjodhi “Finzin” të jetë distributori i pajisjes në vend. Për më tepër, mbrojtja e Mijallkovit pretendon se pronari përfundimtar i ndërmarrjes “Finzi” në Amerikë është familja Kamçev, kurse Mijalkov nuk ka lidhje me të njëjtën.

Sasho Mijalkov nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim që përmban elemente krimi për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Nuk ka asnjë provë që dëmtimi i buxhetit të Maqedonisë i mundësoi personit juridik” Finzi të përfitojë ndonjë leverdi pronësore – deklaroi Petar Vasilev- avokat.

Avokatët edhe një herë arritën në përfundimin se ish prokurorët e PSP-së nuk mund të përfaqësojnë aktakuzën.

Përfaqësuesit e aktakuzës që janë prokurorë në Prokurorinë e Shkupit nuk janë kompetentë për të përfaqësuar lëndën sepse i vetmi kompetent i vërtetë për të vepruar është prokurori publik nga Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit – tha Lupço Shvërgovski, avokat.

I akuzuari Toni Jakimovski tha se nuk është fajtor për ndihmën. Tregoi se çfarë ndodhi kur ishte në Speciale për herë të parë në vitin 2017.

Prokurorët u përpoqën të më imponojnë se duhet të jem dëshmitar dhe të dëshmoj kundër të akuzuarve aktual kurse pas refuzimit tim, më kërcënuan se në atë rast edhe unë do të akuzohesha – u shpreh Toni Jakimovski, i akuzuar.

Goran Grujevski, i cili u arratis në Greqi, gjithashtu gjykohet për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit. Ai, së bashku me Mijallkovin dhe Stajkoviqin, akuzohet për abuzim të pozitës zyrtare, ndërsa Jakimovski akuzohet për ndihmë. Sipas prokurorisë, furnizimi i pajisjeve të përgjimit përmes “Finzit”, dhe jo direkt përmes Ministrisë së Brendshme, i ka shkaktuar dëm buxhetit mbi 800 mijë euro.

Bojan Stojanovski

 

.

Të Ngjajshme

Ligji për Shtetësi, opozita shqiptare përgatit ndryshimet

admin

Babai i pacientit: I shpreh ngushëllime familjes së vajzës që dhuroi zemrën

admin

Kamçev me kallëzime penale ndaj gjykatësve

admin

Leave a Comment