January 18, 2021
Portali Shprehja

Theu rekord: Burri qëndron në një boks, i rrethuar me kuba akulli, për dy orë e gjysmë

Koeberl arriti të qëndrojë në një boks të mbushur me kuba akulli deri tek krahët e tij për dy orë e 30 minuta e 57 sekonda, shkruan Daily  Mail, transmeton lajmi.net.

Përpara se sportisti austriak të futej në boks, paraprakisht ishin vendosur rreth 200 kilogramë kuba akulli. Mediumi britanik bënë me dije se burri kishte veshur vetëm mbathje noti përgjatë dy orëve e gjysmë.

Për të luftuar ‘valën e dhimbjes’ të shkaktuar nga temperaturat e ftohta, Koelberg tha se përpiqej të përqëndrohej në mendime pozitive.

“Jam duke e luftuar dhimbjen nëpërmjet vizualizimit dhe portretizimit të emocioneve emocionale”, deklaroi austriaku për reporterë prezent.

Koeberl po planifikon të thyejë rekordin e sapovendosur edhe një herë – vitin e ardhshëm në Los Angeles të SHBA-ve. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Teknika japoneze e tejkalimit të dembellëkut

admin

Pse godasin rrufetë vullkanet kur shpërthejnë?

admin

“Tarzani i Vitisë” që tenton të thyejë rekorde, ka një thirrje për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

admin

Leave a Comment