Thiago Alcantara flet për ndryshimin që ndodhi te Bayern, gjatë vitit 2020

Mesfushori spanjoll ka treguar për ndryshimet që solli Hansi Flick, si në ndryshimet taktike ashtu edhe në ato mentale.

Skuadra ishte në një krizë të madhe me Niko Kovac, por pasi Flick mori kontrollin e skuadrës, gjithçka u kthye në vendin e vet. Alcantara tregoi se si ndodhi gjithçka.

“Kur ndalon në dhjetor, ti ke kohë të shikosh prapa dhe të shihni perspektivat në gjërat që kanë shkuar gabim, por edhe në ato që keni bërë mirë”, ka thënë Alcantara, transmeton lajmi.net.

“Kështuqë, mendoj se ne kishim kohë që të përgatiteshim për start të ri të ligës, të rifreskonim veten dhe të fillonim nga zero. Mendoj kjo ishte pika. Ne filluam nga zero, pa pishmane për të kaluarën. Mendjo se ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë tutje spanjolli.

Thiago ka bërë një sezon solid me Bayern, duke shënuar tri gola. Sigurisht, roli i tij është shpërndarja e lojës dhe jo golat. /Lajmi.net/

loading...

Të ngjajshme

SAS seasonal summer 2018 routes – 5 new destination & 27 new non-stop routes

shprehja

Pogba do ta ketë të vështirë të gjejë skuadrën e re

shprehja

Robinho: Te City më thanë se do të transferojnë edhe Kakan me Messin

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë