Thomas Bach: Lojërat Olimpike të Tokios mund të anulohen

Kryeministri i Japonisë ka deklaruar se ato mund të shtyhen sërish nëse nuk normalizohet situata e shkaktuar nga Koronavirusi.

Në një intervistë për BBC Sport, Presidenti i komitetit të Lojërave Olimpike, Thomas Bach, shprehet se lojërat në Tokio do të anulohen përfundimisht nëse vendi nuk është i gatshëm që t’i zhvillojë ato në 2021.

Ai shprehet se vera e ardhshme është dhe mundësia e fundit që Japonia do të ketë për zhvillimin e Lojërave Olimpike.

“Në njëfarë mënyre unë e kuptoj pozicionin e Japonisë. Por nuk mund të punësosh 3 mijë ose 5 mijë persona për organizimin e lojërave” – shprehet ai për BBC Sport. Bach shprehet se riorganizimi i Lojërave Olimpike është një detyrë shumë e madhe dhe kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm.

loading...

Të ngjajshme

Presidenti i Sampdorias ‘shkakton stuhi’ në Itali me deklaratën e fundit

shprehja

ZYRTARE: Vëllai i Pogba bëhet me skuadër të re

shprehja

La Liga dhe Bundesliga pa tifozë deri në vitin 2021

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë