Theo Hernandez ka folur për Sky Sport pas fitores 3-0 në fushën e Sassuolo-s, që i ka dhuruar titullin në Serinë A Milan-it të tij.
“Kemi besuar gjithmonë. Njerëzit flisnin, Inter-i ishte favorit, do të fitonte, tani dua të di se çfarë thonë”, kanë qenë fjalët e yllit të kuqezinjve.
“Tani duhet të vazhdojmë kështu. Imazhi më i bukur janë tifozët: kanë besuar që në fillim te ne. Duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë me ne që në fillim”.
Në lidhje me Champions-in e ardhshëm: “E rëndësishme është që kemi fituar kampionatin sot. Kemi një muaj dhe më pas do të japim gjithçka: falë këtij titulli do të japim gjithçka”, ka thënë Theo.
“Kë dua të falënderoj? Paolo Maldini-n. Më ka marrë ai, më ka thënë se jam i fortë. Ai është njeriu që dua ta faëlnderoj. Inter-i jepe si favorit? Kush e fitoi titullin? Ne”.
.