Chris Smalling është gati të veshë përsëri fanellën e Romës. Sipas Vocegiallorossa.it, Roma ka arritur një marrëveshje për blerjen përfundimtare të mbrojtësit të lindur në 1989: Manchester United do të marrë 9 milion në pjesën fikse plus 4 të lidhura me bonuse. Smalling ka zhvilluar super sezon te ekipi verdhekuq dhe ndaj Roma ka kërkuar rikthimin e tij duke e konfirmuar si pikë fikse për sezonin e ardhshëm.
Smalling kërkohet edhe nga disa skuadra të tjera, por lidhja e tij me Roma në aventurën italiane ishte e fortë. Gati kontrata për 3 vite me anglezin.
.