January 28, 2022
Portali Shprehja

Thyen rekord botëror, tërhoqi një varg veturash me peshë 18 ton

Troy Conley ka arritur të tërheq një varg veturash të modelit Hyundai Kona me peshën totale rreth 18 ton, transmeton lajmi.net.

Conley e bëri këtë në një event bamirësie ku qëllimi ishte të mblidheshin fonde për Little Wings, Sydney Children’s Hospitals Foundation dhe Ronald McDonald House Charities Australia.

Tact Watches

Conley e tejkaloi qëllimin e tij për mbledhjen e fondeve prej 60,000 dollarësh, por fillimisht iu desh të duronte rënien me fytyrë në përpjekjen e parë për të tërhequr veturat.

Dëshira e Conley për të mbledhur fonde për fëmijët e sëmurë buron nga përvoja e tij personale. Kur ai ishte vetëm katër vjeç, ai gati vdiq pasi i kishte këputur veshkën.

Këtu mund ta shihni momentin kur Conley tërheqi makinat e Hyundai Kona. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Testohet vetura e parë fluturuese në Sllovaki

admin

Opel Kadett befason të gjithë, lë prapa Ferrarin në garën e shpejtësisë

admin

Biznesmeni vozit veturën 417 km në orë në autostradën e Gjermanisë, policia nis hetimet

admin

Leave a Comment