January 23, 2022
Portali Shprehja

“Ti je 100 mijë euroshi im”, Sabiani e befason Ilirin në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Balerini Ilir Shaqiri ka marrë sot (e mërkurë) një befasi të këndshme nga miku i tij i besuar, Sabiani.

Ky i fundit ka angazhuar një parashutist që të fluturojë mbi ambientet e shtëpisë së Big Brother me një parashutë, në të cilën valvitej banderola ku shkruhej: “Ti je 100 mijë euroshi im”.

Tact Watches

Kjo është një frazë që dy banorët ia kanë thënë shpesh njëri-tjetrit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, duke treguar kështu se mes tyre kishte vërtet një miqësi të mirë.

Në momentin e befasisë, Ilir ka qenë duke bërë ushtrime në oborr, kur banorët e tjerë e kanë thirrur me shpejtësi që të ngrihet dhe të shijojë pamjen nga qielli.

Me të parë se çfarë shkruhej në parashutë, banorët e tjerë kanë aluduar menjëherë se personi që mund t’ia ketë bërë befasinë është Sabiani.

Ilir dhe Sabiani janë treguar shumë të afërt brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke krijuar një miqësi e cila është diskutuar jo vetëm gjatë qëndrimit të këngëtarit në shtëpi, por edhe pas daljes së tij.


Të Ngjajshme

Mes lotëve, Adele mahnit fansat me surprizën e saj

Gjendja emocionale e rënduar, Beatrix refuzon të shfaqet edhe në intervista

“I shkreti Dagzi, ajo rri veç diskove puthu me njërin..”, reperi i njohur habit me akuzat e rënda për Einxhel

Leave a Comment