E ardhmja e Paulo Dybala është akoma në dyshim. Gjëja e sigurt është se Joya do të largohet nga Juventus në fund të sezonit me kosto zero.
Argjentinasi dhe lubi bardhezi nuk kanë arritur të gjejë një marrëveshje për rinovimin e kontratës që skadon në fundin e këtij sezoni.
Për Dybala interesohen shumë skuadra, por Inter-i duket se është në pole position për të siguruar shërbimet e sulmuesit 28-vjeçar.
Ideja për t’u transferuar te zikaltrit nuk pëlqehet shumë nga tifozët e Zonjës së Vjetër, të cilët i kanë dhënë një mesazh të qartë lojtarit në mënyrë të drejtpërdrejtë.
“Mos shko tek Inter-i”. Ky është mesazhi që një tifoz i ka dhënë Paulo-s në hyrje të qendrës stërvitore të Juventus-it, Continassa.
Sulmuesi ka preferuar të mos përgjigjet me fjalë, por ka reaguar me një buzëqeshje që mund të interpretohet në mënyra të ndryshme.
I tifosi supplicano Dybala di non andare all'Inter e lui… RIDE.
pic.twitter.com/MEPdJ9iLZG
— El Rey Giovannino (@elreygiovannino) May 5, 2022
.