September 25, 2022
Portali Shprehja

Tikveshi mund FC Shkupin në Kavadar

Skuadra e Tikveshit përgatiti një befasi të madhe në Kavadar, duke mundur kampionin aktual, FC Shkupin, me rezultat bindëse 3-1. Në sfidën e anuluar të javës së parë të sezonit të ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra vendase kishte epërsi 2-0 nga 45 minutat e para falë golave të shënuara nga sulmuesi kamerunas, Anael Barga Ngoba. I njëjti shënoi edhe golin e tretë në fillim të pjesës së dytë, para se Cefas të shënojë golin e vetëm për skuadrën nga Çairi. Me këto 3 pikë, Tikveshi ndalet në vendin e 7 -të me 7 pikë, duke regjistruar fitoren e dytë në këto 6 javë të futbollit vendor. Ndërkohë FC Shkupi regjistron disfatën e dytë radhazi, duke u ndalur në vendin e 6 me 7 pikë, por edhe më një ndeshje më pak të zhvilluar.

.

Të Ngjajshme

Scholz kërkon partnerë energjie në vendet e Gjirit

Përmbytjet nga shiu kthejnë rrugët e Indisë në lumenjë

Forumi i Biznesit: Më pak barriera tregtare dhe doganore, më shumë bashkëpunim

Leave a Comment