Edhe pse Boterori ka marre vemendjen kryesore nga e gjithe bota, ne Shqiperi, duke shfrytezuar dy ditet pushim ne Katar, eshte luajtur sonte Superkupa e programuar prej kohesh me fituesin e kampionatit dhe ate te Kupes.
Ne fushe zbriten ne Air Albania Stadium Tirana dhe Vllaznia. Bardheblute dolen fitues ne fund pasi mposhtën 3-2 me përmbysje Vllazninë, duke i shtuar palmaresit të tyre trofenë e 12-të të Superkupës. Një fitore e madhe e të besuarve të Orges Shehit, që reaguan si kampionë në dy momente të vështira.
Edhe pse u ndëshkuan që në minutën e 7-të nga Esat Mala, kryeqytetasit arritën të shënonin dy gola, duke përmbysur rezultatin. Fantastik, i jashtëzakonshëm… Një perlë e vërtetë ajo që bëri Patrick në minutën e 39-të, me një gjysmëroveshatë që e kanë zili edhe emrat e mëdhenj të futbollit.
Një gol me vlerë të jashtëzakonshme, që jo vetëm barazoi rezultatin, po u dha zemër dhe moral bardhebluve për pjesën e mbetur të ndeshjes. Golin e dytë, atë avantazhit të përkohshëm 2-1, e shënoi Florent Hasani në minutën e 53-të, duke e kaluar presionin në anën e kuqebluve, që pas shumë përpjekjesh ia dolën të barazonin në minutën e 86-të me një 11-metërsh të shënuar nga Latifi.
Gjithsesi, në kohën shtesë, atëherë kur nuk kishte më kohë për të reaguar, Redon Xhixha ndëshkoi ekipin shkodran me golin e rezultatit përfundimtar 3-2, me Kupën që u ngrit nga bardheblutë.
GOLI I FITORES NGA XHIXHA – VIDEO
.