12.1 C
Skopje
March 15, 2019
Informacione Vendi

Titanik 3, “Shkatërroni votimet në Strumicë se ashtu jemi marr vesh për Çairin”!

Një bisedë e përgjuar ndërmjet kreut të PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish-anëtarit të KSHZ-së nga kjo parti, Bedredin Ibraimit u dëgjua sot në seancën e rastit Titanik 3, gjatë prezantimit të dëshmive materiale. Sipas kërkesës së PSP-së u prezantuan edhe dëshmitë e shkatërrimit e procesverbaleve të 13 vendvotimeve në Çair gjatë rrethit të dytë të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2013. Në këtë lëndë, për parregullsi të procesit zgjedhor akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Në seancën e radhës të caktuar më 17 prill, do të thirren 15 dëshmitarë të japin dëshmitë e tyre për këtë rast. Në mesin e tyre është edhe dëshmitarja Resmije Bislimovska, e cila ishte shkaku i anulimit të disa seancave të mëparshme, në pa mundësi të autoriteteve për ta lokalizuar adresën e saj në Gjermani./Lajmpress

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Ramiz Merko me katër makina të reja, njëra prej tyre luksoze në vlerë prej 66.700 euro

shprehja

Limaj: Sulmi terrorist në Zelandë të Re, akt qyqarë dhe i shëmtuar

shprehja

ASH: Agjencioni i ushqimit dhe veterinarisë diskriminues ndaj shqiptarëve

shprehja