January 30, 2023
Portali Shprehja

Titulli do të vendoset në “Maradona”. Përplasjet direkte në shtëpi, Napolit i buzëqesh kalendari,

“Një mundësi e papërsëritshme”. Luciano Spalletti e di këtë, ai që ka përpara me Napolin e tij është një shans që nuk mund ta humbasë. Skuadra napolitane vazhdon rekord pas rekordi dhe në gjysmë të rrugës krenohet me diferencën prej 12 pikësh karshi të dytit në renditjen e Serie A, Milanit, një avantazh që askush nuk e kishte arritur në këtë pikë të kampionatit, ndonjëherë në Serie A.

Një hendek i madh që në fazën e dytë Osimhen dhe shokët e tij do të duhet ta menaxhojnë në mënyrën më të mirë të mundshme për të marrë në shtëpi një kampionat të munguar në hijen e Vezuvit prej 33 vitesh.

Një kampionat më vete, si ‘marsianë’, me rezultatet e deritanishme: 16 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje, që mbërriti kundër Interit në “San Siro”, më 4 janar. Rrugëtimi i Spallettit në fazën e parë është tashmë histori.

Tani, sidoqoftë, napolitanët duhet të vazhdojnë të udhëtojnë me të njëjtën shpejtësi supersonike nëse duan t’i mbajnë të tjerët në një distancë të sigurt, të gjithë të sherrosur për një vend në Ligën e Kampionëve.

Përsëritja e vetvetes pas gjysmës së rrugës do të jetë një sipërmarrje e madhe, por Napoli i Spallettit dëshiron të ketë sukses me çdo kusht dhe po llogarit efektin “Maradona”. Kalendari iu buzëqesh “Azzurri” dhe ofron dhjetë ndeshje në shtëpi, duke nisur të dielën kundër Romës, skuadra në formën më të mirë të 2023-shit, që ka fituar 10 pikë si Atalanta.

Një test i parë në të cilin Napoli do të shtyhet nga tifozët e tij me qëllim që ta ndalojë formacionin e José Mourinhos. Verdhekuqja është vetëm pengesa e parë e madhe në “Maradona”. Në fakt, Napoli do të presë në shtëpinë e tij Lazion, Atalantën, Milanin dhe Interin.

Të gjithë pretendentët për një vend në Champions League do të duhet t’i masin ambiciet e tyre në “Maradona” dhe të kalojnë nëpër ferrin e 50.000 tifozëve “Azzurri”. Një sprovë e madhe për kundërshtarët dhe një avantazh i dukshëm për Spallettin dhe ekipin e tij, të cilët duan të shmangin përsëritjen e gabimit të sezonit të kaluar dhe të ndalen në momentin më të mirë, në pranverë, duke braktisur para kohe garën e “Scudettos”.

Këtë vit do të jenë tifozët dhe “Maradona” për të shtyrë Napolin, edhe falë një kalendari që i buzëqesh Spallettit dhe i shtyn “Azzurri” drejt historisë.

.

Të Ngjajshme

Florentino Perez zbulon sekretet e përmbysjeve “heroike” për Champions-in e 14-të

admin

E papritura e madhe e merkatos! “Teprica” e Guardiolës te Bayern Munich, gati firma edhe me sulmuesin e njohur

admin

CR7 i ndodh ajo që s’e kishte menduar kurrë në Arabi, tifozët sauditë i përdhosin emrin dhe numrin (pamjet)

admin

Leave a Comment