December 2, 2020
Portali Shprehja

Tjetër shqiptar te Napoli? Gattuso do një qendërmbrojtës!

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, duket i përgatitur për largimin e Kalidou Koulibaly, prandaj po mendon për zëvendësimin e tij. Numri një i stolit ka hedhur sytë në Angli, për të rrëmbyer Shkodran Mustafin.

Nicolo Shcira shkruan se napolitanët po mendojnë futbollistin shqiptar, por duket i çuditshëm një lajm i tillë. Mbrojtësi kampion bote është i dëmtuar dhe do kohë për t’u rikuperuar.

Kontrata e Mustafit skadon në vitin 2021 dhe ai fiton një rrogë të majme prej 4.5 milion eurosh në vit. Shifër që Napoli nuk mund ta përballojë, por me shumë mundësi po përgatisin një lëvizje të tillë për merkaton e janarit.

.

Të Ngjajshme

Ferdinand: Ja si Klopp po kopjon Ferguson-in jashtë fushës

admin

Capello zbulon prapaskenën: Ishte një lojtar që nuk e doja, por më pas…

admin

Celtic në kaos para Milan-it: Do ta kuptoja klubin, po të më kishte shkarkuar

admin

Leave a Comment