June 23, 2021
Portali Shprehja

Tjetër virus godet Kinën, raportohet rasti i parë me H10N3 tek njerëzit – Iliria News Agency

Komisioni Kombëtar për Shëndetin në Kinë bën me dije se një 41 vjeçar në provincën lindore të Jiangsu është personi i parë i infektuar me virusin e gripit të shpendëve H10N3.

Në deklaratën për shtyp të këtij komiteti mësohet se burri nga qyteti Zhenjiang u shtrua në spital në fund të prillit pasi shfaqi temperaturë dhe disa simptoma të tjera.

Ai u diagnostikua me virusin H10N3, por nuk jepen detaje për mënyrën se si është infektuar.

H10N3 është një variant i gripit të shpendëve, por më pak i rrezikshëm dhe me mundësi më të ulët për t’u përhapur.

Personi i infektuar ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt pritet të dalë nga spitali.

Të Ngjajshme

Zviceranët, ndër popujt më të sigurt në vendin e tyre – Iliria News Agency

admin

Nga 10 korriku sërish shtrenjtohen cigaret – Iliria News Agency

admin

Tre emrat që pritet të kandidojnë për kryetar të PDK-së – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment