Tomë Gashi editon reagimin, akuzon lypësarët pa ofruar asnjë prove për “shefa”

Avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi, bëri bujë në opinionin publik sot pasi u kap nga Periskopi duke e intimiduar dhe duke i shqelmuar paratë e mbledhura të një lypësi në sheshin e Prishtinës.

Ai në reagimin e tij me plot gabime drejtshkrimore deklaroi se “po e kryente punën e inspeksionit” duke akuzuar lypësarin për “bërtima të çmendura ditë e natë”.

Prishja e qetësisë dhe rehatisë së tij për disa sekonda i kushtoi rëndë lypësit në fjalë.

Por, Gashi e ka edituar reagimin e tij duke i shtuar edhe disa fjali të tjera, po ashtu me gabime elementare drejtshkrimore e duke i akuzuar lypësit pa asnjë provë se janë pjesë e një grupi të organizuar të cilët kontrollohen nga “shefa me Mercedesa”, shkruan Periskopi.

Ndaj këtij reagimi të tmerrshëm e çnjerëzor ka reaguar edhe z.Adonis Tahiri, zyrtar i Lartë në Komunën e Prishtinës, i cili deklaroi se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë dhe se inspeksioni i Prishtinës në fakt e kryente punën në fjalë.

Ky është reagimi i plotë dhe i paredaktuar nga redaksia jonë i avokatit Tomë Gashi:

Tu e kry punen e inspekcionit mas dy vjet britmash te qmendura dit e nat ne sheshin Nënë Tereza ne PRISHTINË !Keta kan shefa me MERCEDESA dhe jan tregu per mbi 2 vite grup me i organizuar se inspekcioni i Prishtines.! Keshtu nuk ka ne sheshin Skenderbeu ne TIRANË !

Shpërndaje në:

Të ngjajshme

Zaev: Ligji për Prokurorinë Publike mund të miratohet para shpërbërjes së Kuvendit

shprehja

Bahtiri: Për shkak të tekeve të Isa Mustafës po vuan LDK’ja

shprehja

Arrestohet një kosovar në Durrës

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë