Luca Toni nuk ka dyshime për Luis Suarez.
Pistolero do të ishte perfekt për Juv entus-in. Sulmuesi i Barcelona-s duket shumë afër transferimit te Zonja e Vjetër dhe ish-kampioni i botës ka “bekuar” operacionin në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport.
“Një sulmues për Juventus-in? Them Suarez. Unë jam gjithmonë për bomberin e pastër, qendërsulmuesi duhet të bëjë shumë gola dhe mes gjithë emrave të përmendur për një kalim tek Juventus, më duket se Suarez është golashënuesi më i mirë”, ka thënë Toni.
“Qarkullojnë emra lojtarësh të nivelit të parë dhe, gjithsesi, do të merrej një sulmues i madh. natyrisht, të luash me Dzeko, Suarez ose Morata ndryshon shumë në nivel taktik, por në fund mund të ndryshojë më pak nga sa mund të mendohet”.
“E njoh Pirlo-n dhe besoj se edhe si trajner do të kërkojë të ofrojë futbollin që adhuronte si futbollist. Kështu që lojtarët e mirë do të luajnë gjithmonë”.
.