Bëhet fjalë për M8 CSL, i cili pritet të arrijë në vitin 2022. Po ashtu thuhet se ky model tashmë është në fazën e hershme të zhvillimit, transmeton lajmi.net.
M8 CSL, po ashtu, nën kofano spekulohet të posedojë një motor 3.0-litërsh me gjashtë cilindra të tipit elektrik. Vetura, sipas thashethemeve, do arrijë të prodhojë 700 kuaj-fuqi.
Përveç kësaj, BMW M8 CSL do të vijë edhe me disa pjesë të përbëra fibra të karbonit (mbrojtësin e përparmë, mbrojtësin e madh të pasmë, çatinë), si dhe besohet të mos ketë fare ulëse prapa, për shkak të konstruktit sportiv. /Lajmi.net/

