August 11, 2022
Portali Shprehja

Totre konfirmon transferimin nga Tirana në Ukrainë

Enur Totre është trannsferuar nga Tirana te ukrainasit e Vorskla Poltava-s për 300 mijë euro, ndërsa vet futbollisti ka njoftuar edhe largimin nga “bardheblutë”.

 

“Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri në një vit të jashtëzakonshëm, ku falë një pune të madhe morëm titullin kampion.

Aventura ime me Tiranën përfundon këtu, duke qenë mirënjohës ndaj presidentit, drejtuesve, stafit teknik dhe të gjithë lojtarëve që kam punuar gjatë këtij viti.

Pa diskutim, një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm që më kanë qëndruar pranë çdo ditë, ju jeni krenaria e qytetit. Ju uroj shumë suksese në vazhdim, Forca Tirona“, shkruan Totre. / abcnews.al

.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment