November 29, 2020
Portali Shprehja

Tottenham gjunjëzon City-n dhe merr kreun, askush si Kane në Premier (Video)

Tottenham ka marrë një fitore të madhe kundër Manchester City-t dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e parë të renditjes së Premier League.

Skuadra e Jose Mourinho-s ka mundur 2-0 ekipin e Pep Guardiola në javën e nëntë të kampionatit anglez falë golave të Son dhe Lo Celso.

Ky i fundit ka shënuar vetëm 35 sekonda pasi është futur në fushë nga stoli, duke realizuar golin më të shpejtë si zëvendësues në Premier League pas atij të shënuar nga Bernardo Silva kundër Brighton në gushtin e 2019-ës (17 sekonda).

Protagonist edhe Harry Kane, i cili ka dhënë asistin për golin e dytë dhe është bërë lojtari me më shumë asiste të dhënë në këtë sezon të Premier League (9).

Një ecuri e jashtëzakonshme kjo për sulmuesin anglez, duke parë se ai kishte dhënë 8 asiste në total në tre kampionatet e mëpërshme.

Tottenham kryeson renditjen me  20 pikë, ndërsa City është në vendin e 10-të me 12 pikë.

.

Të Ngjajshme

Zidane, i zhgënjyer: Është faji im, por…

admin

Courtois, çfarë bën??????? Gafa absurde e portierit të Real Madrid, Alaves realizon të dytin (VIDEO)

admin

PSG goditet sërish nga Bordeaux! Goli vjen nga jashtë zone (VIDEO)

admin

Leave a Comment