December 3, 2020
Portali Shprehja

Totti ia thotë në sy Ibrahimovic: Ti mund të luash futboll deri 50 vjeç…

Gjatë prezantimit të librit autobiografik të Sinisa Mihajloviç, “Ndeshja e jetës”, shkruar së bashku me nëndrejtorin e “Gazzetta dello Sport”, Andrea Di Caro, Francesco Totti ekzaltoi Zlatan Ibrahimovic duke i thënë “live”: “Ju mund të luani deri në moshën 50 vjeç”. Pra, për ish-kapitenin legjendë të Romës, gjiganti suedez mund t’i “lërojë” fushat e blerta edhe 10 vite të tjera…

Një vlerësim i lartë, që dëshmon “pavdekësinë” e bomberit të shumë skuadrave në karrierë, tashmë golashënuesi më i mirë i Serie A për këtë sezon, në eksperiencën e dytë me kuqezinjtë. Komplimenta kampionësh të mëdhenj, që tregojnë se ky sport ka antagonizëm pa fund, por kur vjen fjala për yje të këtij kalibri, i duhet dhënë Çezarit ajo që është e Çezarit…

.

Të Ngjajshme

CHAMPIONS: Juventusi tregon forcën ndaj Dinamo Kiev! Ronaldo gjen golin e 750-të në karrierë. Tani mbetet “Camp Nou” (VIDEO)

admin

CHAMPIONS: PSG hakmerret ndaj United, gjithçka do të vendoset në javën e fundit

admin

CHAMPIONS: Messi out? Asnjë problem! Barcelona zbavitet me super Dembele (VIDEO)

admin

Leave a Comment