Toyota largon 700 mijë vetura nga tregu amerikan për shkak të defekteve

Gjiganti japonez për prodhimin e veturave, Toyota, do t’i largojë nga tregu amerikan 700 mijë vetura Toyta dhe Lexus për shkak të problemeve në pompën e karburantit.

Kompania njoftoi se është duke e hetuar këtë problem dhe kur të arrihet një zgjidhje, do t’i njoftojë pronarët përmes postës elektronike në mesin e muajit mars.

Në mesin e modeleve që duhet të tërhiqen nga tregu janë Toyota 4Runner, Toyota Land Cruiser, Toyota Tacoma, Toyota Corolla dhe Toyota Tundra, shkruan CNN përcjellë Klan Kosova.

Përpos modeleve Toyota, nga tregu do të tërhiqen edhe veturat e tipit Lexus, përfshirë modelet Lexus LS 500, Lexus LC 500, Lexus RC 350 dhe Lexus GS 350.

Të ngjajshme

Certifikata “CEMT” e domosdoshme për kamionët që bartin mallra drejt Europës (VIDEO)

shprehja

Experts wants us to stop using the Terminator to talk about AI

shprehja

Edhe “Facebook” fsheh numrin e pëlqimeve në postime

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë