October 2, 2022
Portali Shprehja

“Trafikim me fëmijë”, paraburgim për katër persona

Katër persona, dy prej të cilëve shtetas të Serbisë, dyshohen për veprën penale “Trafikim me fëmijë”.

Me kërkesë të prokurorit për krim të organizuar, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Sipas prokurorisë, në fund të muajit të kaluar në Shkup, i dyshuari i katërt, përmes një ndërmjetësi ka pranuar të gjejë nuse për djalin e shtetasve të dyshuar serbë. Ai kontaktoi me të dyshuarin e parë i cili për nuse ka ofruar motrën e tij, e cila sapo kishte mbushur 14 vjet. Sipas marrëveshjes, vëllai ka marrë 3000 euro, prej të cilave 200 euro është dashur t’ia japë të dyshuarit të katërt.

Ndonëse vajza nuk donte të martohet, nga frika e vëllait, në fillim të këtij muaji është bërë dasma ku kanë qenë të pranishëm tashmë vjehrri dhe vjehrra e dyshuar. Nëna ka refuzuar të nënshkruajë autorizim për udhëtimin e vajzës së mitur jashtë vendit, pas çka rasti është zbuluar nga zyrtarët e autorizuar. Për veprën penale për të cilën ngarkohen të dyshuarit parashihet dënim me burg prej së paku tetë vjet.

 

.

Të Ngjajshme

Uragani shkatërrues gjunjëzoi pjesë të SHBA-së

“Vendi është 1 km larg nga vendi ku ka ndodhur aksidenti i 22-vjeçarit nga Kumanova”

admin

Gjendet një trup i pajetë në ujrat e lumit Vardar, dyshohet të jetë i 22-vjeçarit nga Kumanova

admin

Leave a Comment