September 26, 2022
Portali Shprehja

Tragjedi në Greqi, makina përplas dhe tërheq zvarrë fëmijën 2-vjeçar

Një fëmijë 2-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, kur një makinë e përplasi dhe e tërhoqi zvarrë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në verilindje të Greqisë, në qytetin e Ksanthit.

Mediet greke bëjnë me dije se fëmija dha frymën e fundit në spital.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se fëmija I ka dalë para makinës në një kryqëzim, e për pasojë është tërhequr zvarrë nga vetura.

Mësohet se drejtuesi i mjetit, i tronditur nga aksidenti ka ndaluar dhe e ka dërguar fëmijën fatkeq në Spitalin e Përgjithshëm të Ksanthit.

.

Të Ngjajshme

Hakerat iranian depërtojnë në kamerat e sigurisë në Shqipëri

Hulumtim, më të pasurit ndotin më shumë

Shkup, regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të ndeshjes Maqedoni-Bullgari

admin

Leave a Comment