December 8, 2022
Portali Shprehja

Tragjedi në Itali, rrëzohet helikopteri me 7 persona, asnjë i mbijetuar. Mes viktimave 2 fëmijë

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Foggia, Itali.

Një helikopter A109, me 7 persona në bord, i cili u raportua i zhdukur paraditen e sotme, është rrëzuar.

Mediet italiane shkruajnë se asnjë nga personat në bord nuk ka mbijetuar.

Mes viktimave janë edhe dy fëmijë.

Kontakti i fundit i helikopterit me radar ka qenë në zonën midis Apricena dhe San Severo në Gargano të poshtme, një zonë ku një stuhi ishte në zhvillim e sipër .

helikopteri, në shërbim në linjën Foggia-Vieste-Ishujt Tremiti, i përkiste kompanisë së transportit ajror Alidaunia.

Viktimat dyshohet se janë turistë sllovenë . Helikopteri ishte nisur në orën 9:20 nga Ishujt Tremiti dhe më pas kishte humbur gjurmët. Mbeturinat u gjetën në një zonë rurale të Castelpagano di Apricena.

.

Të Ngjajshme

Kur pastroni tualetin, harroni KËTË VEND, dhe pikërisht këtu është burimi i baktereve

Teknika kineze e prodhimit të çajit në listën e thesareve jomateriale të UNESCO-s

Stojanovski: Buxheti 2023 nuk iu përgjigjet nevojave të qytetarëve

Leave a Comment