August 17, 2022
Portali Shprehja

Trajner i Shamrokut: FC Shkupi një skuadër e rrezikshme

Skuadra e FC Shkupit, të enjtën do të përballet me Shamrok Roversin, në kuadër të turit të tretë në Ligën Evropa. Trajneri i Shamrok Rovers, Stefen Bredli, tha për mediat se Shkupi është një ekip i rrezikshëm, por ai beson se Shamroku ka cilësinë për t’i eliminuar.

“FC Shkupi është një ekip shumë i rrezikshëm, ashtu si të tjerët me të cilët kemi luajtur në Evropë. Çdo skuadër që mund të përballet me Dinamon në dy ndeshje, tregon cilësinë e klubit. Ne kemi respekt për ata dhe duhet të imponojmë stilin tonë të lojës dhe nëse ia dalim mbanë në këtë, atëherë e dijmë se kemi cilësi për të fituar dhe eliminuar rivalin”, tha mes tjerash Bredli.

Ndeshja e pare në mes Shamrokut dhe Shkupit do të luhet nesër në orën 21:00.

.

Të Ngjajshme

Suspendohet prokurorja Vilma Ruskoska, shkaku i bastisjes në Policinë Financiare

Boshatiset plazhi i Shëngjinit, shiu largon pushuesit nga bregdeti

Riformatim i mundshëm i qeverisë në shtator?

Leave a Comment