December 5, 2022
Portali Shprehja

Trajneri i Kanadas jep një koment që jo shpeshherë mund ta dëgjoni!

Trajneri i Kanadasë, Xhon Herdman ka dhënë një koment që jo shpeshherë mund ta dëgjoni,  por sipas tij, gjithnjë në suaza të rivalitetit. Kanadaja humbi ndeshjen hapëse ndaj Belgjikës, por kjo humbje u konsiderua si ‘e pafat’, pasur parasysh mundësitë që pati Kanadaja.

Pas ndeshjes, trajneri Herdman ka dhënë disa komente brutale. Ai ka dhënë se skuadra e tij do ta dominojë Kroacinë, por dominimin zgjodhi ta thoshte figurativisht.

“Ju kam thënë lojtarëve se e kanë vendin këtu dhe se ne do të shkojmë dhe ta ç…. Kroacinë pas kësaj. Është kaq e thjeshtë. Ne kishim mundësi që sonte të ishim krerët e grupit, ky ishte misioni, por ne e humbëm. Por jam krenar me paraqitjen, ata treguan se mund të jetojnë në këtë nivel. Mendoj se tifozët janë të lumtur dhe kjo është e rëndësishme për ne”, tha mes tjerash Herdman.

Kanadaja ka akoma gjasa të shkojë tutje, pasur parasysh se Kroacia dhe Maroku luajtën baras pa gola.

.

Të Ngjajshme

Mbyllen 15 minutat e para të shtesave, mbetet 1-1 rezultati mes Japonisë dhe Kroacisë

Si t’i heqim njollat ​​e yndyrshme nga rrobat

Gjermania do të ketë më shumë pleq në vitin 2070

Leave a Comment